POLONI

Pawel Adamowicz i cili është kryebashkiak i qytetit Gdansk të Polonisë, është therur me thikë gjatë një eventi të bamirësisë. Autoritetet polake kanë bërë të ditur se ai ishte therur kur a ka qenë duke qëndruar në një skenë para qindra qytetarëve, shkruan Sky news.

Pas incidentit, kryebashkiaku Adamowicz është dërguar në spital. Ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet e paqartë. Departamenti i Policisë ka raportuar se një i dyshuar është arrestuar pas incidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: