POLONI

Bashkiaku i qytetit Gdansk të Polonisë Pawel Adamowicz nuk ja ka dalë. Pasi u sulmua dje me thikë teksa fliste në një aktivitet bamirësie nga një 27 vjeçar, Adamowicz ju nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, në një klinikë në qytetin e tij, por gjatë natës vonë ai ka humbur jetën.
E para që ka dhënë lajmin është Gazeta Wyborcka që shkruan se bëhet fjalë për një ‘krim politik’, duke rritur kështu së tepërmi ‘klimën e urrejtjes dhe armiqësisë në vend. Përgjegjësit janë ata që janë në pushtet shkruan e përditshmja. Kjo është vrasja e politikanit më popullor në vend, i cili ka punuar shumë për hapjen e qytetit duke u solidarizuar me të, kundër mbylljes së qeverisë aktuale’.

Vrasja e tij nuk ka tronditur vetëm Poloninë por të gjithë Europën.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb