SINGAPOR – Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo nxiti Turqinë mëngjesin e kësaj të premteje që të lirojë menjëhere pastorin amerikan, arrestimi i të cilit ka bërë që administrata Trump të vendosë sanksione ndaj ministrit të brendshëm dhe atij të drejtësisë në Turqi. Numri një i diplomacisë amerikane Pompeo u takua me ministrin e jashtem Turk Cavushoglu përpara një takimi në Singapor.
“Pala turke ishte në dijeni se afati kishte mbaruar dhe se kishte ardhur koha që Pastor Brunson të kthehej në shtëpi dhe se Ankaraja duhet ta kuptije se ne jemi shumë serioz në këtë kërkesë”, u tha ai gazetarëve. Ndërkohë ministri i jashtëm turk deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia ranë dakord të punojnë nga afër për të zgjidhur çështjet midis tyre.
Një ditë më parë Turqia tha se sanksionet janë të papranueshme.
Pastori i krishterë, Andrew Brunson, 50 vjeç, është arrestuar në vitin 2016.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar disa herë Turqinë me sanksione, nëse nuk e liron pastorin, të cilin ai e ka cilësuar si “njeri të pafajshëm”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb