Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se NATO-ja duhet të jetë më e përshtatshme për t’u përballur me kërcënimet që ekzistojnë aktualisht në botë.

“Ne duhet ta bëjmë më të përshtatshme aleancën tonë për t’u përballur me këto kërcënime emergjente siç janë: agresioni në rritje i Rusisë, konkurenca strategjike e Kinës, migrimi i pakontrolluar, sulmet kibernetike e të tjera”, tha Pompeo në hapje të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Takimi në Uashington i ministrave të Jashtëm të vendeve aleate të NATO-s zhvillohet në kuadër të ditës së dytë të samitit për shënimin e 70 vjetorin të themelimit të aleancës.

Ministrat pritet të miratojnë një sërë masash që synojnë përmirësimin e mbrojtjes së NATO-s në rajonin e Detit të Zi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: