SHBA

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo vendimin e presidentit të Venezuelës për të ndaluar dërgimin e ndihmës humanitare në atë vend, e quajti një lëvizje “të një tirani të sëmurë”.

Pompeo tha për CNN se SHBA-ja do të ndërmarrë masa të mëtejshme për të ushtruar presion të mëtejshëm mbi Maduro, pasi disa njerëz u vranë në përleshjet me ushtrinë që dyshohet se po bllokon ndihmën humanitare për të arritur në vend.

“Do të vendosen sanksione më intensive, dhe mendoj se mund të ofrojmë edhe më shumë ndihmë humanitare. Do të gjejmë mënyra për të dërguar ushqim për njerëzit që kanë nevojë. Unë jam i bindur se populli i Venezuelës do të sigurojë që ditët e Maduros të jenë të numëruara”, tha Pompeo.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: