Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se do të vazhdojnë bisedimet me Korenë e Veriut. Këto komente vijnë pasi një zyrtar i lartë në Penjan kishte thënë se “mund të ndërpriten bisedimet me Uashingtonin”.

Pompeo gjithashtu u shpreh se shpreson që lideri koreano-verior Kim Jong Un të heqë dorë nga projektet bërthamore për vendin e tij.

“Është dëshira e administratës amerikane që të vijojmë bisedimet me Korenë Veriore. Si qëllim final ne kemi arritjen e një marrëveshjeje që do të bënte Korenë e Veriut një vend me sa më pak armatime në çdo lloj fushe”, tha ai.

Zyrtarë të SHBA-ve kanë deklaruar se mbeten të hapur për bisedime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb