Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo tha të Mërkurën se ai kishte shpresë se bisedimet për denuklearizimin e Koresë së Veriut do të rifillojnë së shpejti, megjithë provat e përsëritura të raketave të Koresë së Veriut dhe vonesën e zgjatur në rifillimin e bisedimeve.

“Ne kemi shpresë se në javët e ardhshme do të kthehemi në tryezën e bisedimeve,” u tha Pompeo gazetarëve në Departamentin e Shtetit. “Ne po planifikojmë negociatat brenda dy javësh dhe parashikojmë që të dy ekipet të kthehen së bashku.”

Presidenti Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ranë dakord në një takim të 30 qershorit për të rifilluar bisedimet. Që atëherë, Koreja e Veriut ka kryer një seri provash të raketave me rreze të shkurtër.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb