Popullsia e Egjiptit kapi shifrën 100 milion, raportoi sot agjencia e statistikave të këtij vendi, duke përbërë një problem sa i përket burimeve të kufizuara dhe aspektit ekonomik.

Kështu popullsia e këtij vendi të afrikës veriore është rritur me 7 milion që nga botimi i rezultateve të fundit të regjistrimit në 2017. Popullsia e Egjiptit është trefishuar që nga viti 1960, me shkallën vjetore të rritjes në vitet 1987 në afro 2.8 përqind.

Vendi i Afrikës së Veriut ruan pozicionin e tij si kombi më i populluar arab dhe vendi i tretë më i populluar i Afrikës pas Etiopisë dhe Nigerisë. Një foshnjë lind në Egjipt afërsisht çdo 17.9 sekonda, raportoi organi i statistikave në Kajro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: