DAVOS– Më shumë se 9 000 ushtarë rusë janë dislokuar në lindje të Ukrainës, ku ka një konflikt mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve prorusë, deklaroi sot presidenti ukrainas, Petro Poroshenko.

“Kemi mbi 9 000 ushtarë të Federatës Ruse në territorin tonë, më shumë se 500 tanke, artileri dhe makina transporti për trupat”, theksoi lideri ukrainas në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.

“Premtoj se Ukraina do të jetë në një situatë të qetë nëse Rusia do të mbyllë kufirin me ne dhe do të tërheqë trupat nga territori ynë”, shtoi ai.

“Zgjidhja e konfliktit është shumë e thjeshtë. Ndaloni furnizimin me armë, ndaloni furnizimin me municione, tërhiqni trupat dhe mbyllni kufijtë. Eshtë një plan paqeje shumë i thjeshtë”, këmbënguli Poroshenko.

Ministrat e Jashtëm ukrainas, rus, gjerman dhe francez do të takohen sonte në Berlin për të diskutuar gjendjen e krijuar në Ukrainë.

Luftimet në lindjen separatiste ukrainase kanë shkaktuar deri tani më shumë se 4 800 të vdekur.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: