Policia e Kavajës finalizon operacionin policor antidrogë të koduar “Porosia e fundit”, gjatë të cilit ka sekuestrohet rreth 11,7 kg cannabis sativa, 2 aparate celulare dhe një sasi lekësh.

Në pranga kanë rënë 3 shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale: M. K., 23 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, O. L. 25 vjeç, lindur dhe banues në Divjakë, E. M. 39 vjeç, lindur dhe banues në Divjakë.

Si rezultat i operacionit në Kavajë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin M. K., 23 vjeç, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet një sasi prej rreth 1 kg lëndë narkotike kanabis, si dhe një sasi lekësh që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, dy aparate celulare që përdoreshin për të siguruar klientelë, si dhe një automjet që mundësonte shpërndarjen e lëndës narkotike.

Operacioni më tej ka vijuar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, në fshatin Çermë, ku u bë arrestimi i shtetasit O. L., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit në magazinën e tij afër vendit ku banonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej rreth 10,7 kg lëndë narkotike kanabis.

Po në kuadër të operacionit, u bë dhe kapja e arrestimi i shtetasit E. M., 40 vjeç banues në Zharnec- Divjakë.

Nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasit O. L, dhe E. M, siguronin lëndë narkotike dhe ia shisnin shtetasit M. K., i cili më pas e shpërndante në doza të vogla, në qytetin e Kavajës.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb