Prodhuesi britanik i makinave premium sportive Aston Martin ka prezantuar një version të konvertueshëm të Vantage.


Vantage me çati të luajtshme duket fenomenale, kështu që nuk ka dyshim se do të jetë një konkurrencë e madhe për Porsche 911 Cabriolet kur të dalë në treg në pranverën e vitit 2020.


Dizajnerët e Aston Martin kanë arritur të mbajnë linjat e bukura të standardit Vantage pavarësisht se ndryshuan çatinë e fiksuar në një butë lëvizëse.


Sidoqoftë, për shkak të mekanizmit elektronik të tërheqjes së çatisë dhe përforcimit shtesë, i konvertueshëm do të performojë më pak se versioni standard.

Vantage peshon 1.530 kilogramë, ndërsa nga 0 deri në 100 km në orë arrin për 3.5 sekonda, me një shpejtësi maksimale prej 315 km/orë.

Nën ‘kapuç’ ndodhet motori i Mercedesit 4.0-litra V8 me 503 kuaj fuqi.

Do të shohim nëse Aston Martin gjithashtu do të përgatisë edhe një version AMR si Coupe, i cili është i kufizuar në 200 njësi me një transmision manual me shtatë shpejtësi.

Aston Martin ende nuk e ka bërë të ditur çmimin, por pritet të jetë më i lartë se varianti coupe prej 150.000 dollarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb