Imazhet e tmerrshme tregojnë momentin kur një supermakinë humbet kontrollin dhe futet në turmë në mes të spektatorëve gjatë një gare Rally në Maltë. Makina Porsche 918 Spyder po drejtohej nga milioneri britanik Paul Bailey. Njerëzit mund të dëgjohen duke bërtitur. Aksidenti i rëndë la 26 të plagosur, mes tyre pesë në gjendje të rëndë. Mësohet se mes të plagosurave rëndë është edhe një vajzë vetëm 6 vjeç.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: