Porsche dhe Audi tani do të punojnë së bashku në një platformë të re të veturave, e cila i lejojnë që të dy këto marka që të rrisin teknologjitë elektrike, dixhitalizimin e autonominë e veturave, kanë treguar shefat e kompanive.

“Trurët më të mirë të të dyja kompanive së bashku do të përcaktojnë kursin teknik për të ardhmen”, ka thënë shefi i Audi, Rupert Stadler.

Sipas shefit të Porsche, Oliver Blume të dy markat do të shfrytëzojnë eksperiencat e njëra tjetrës dhe “do të bashkëpunojnë kudo që ka nevojë”.

Megjithatë shefi i Porsche ka thënë se partneriteti teknik nuk do të ndikojë në karakterin e makinave të tyre.

“Porsche gjithmonë është Porsche, dhe do të qëndrojë kështu edhe në të ardhmen”, ka shtuar ai.

Bashkëpunimi mes këtyre dy markave nuk është diçka e re, që të dyja janë pjesë e Volkswagen Group, ndërsa modeli i Porsche Macan përdor shumë komponentë nga Audi Q5 SUV.

Porsche planifikon të krijojë veturën elektrike Mission E në vitin 2020, ndërsa Audi është duke prodhuar një SUV elektrik, i cili do të dalë në vitin 2018.

Që të dy do të ofrojnë drejtim autonom të mjetit në shkallë të ndryshme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: