Me anë të kësaj makine që e ka bazën si Panamera, kompania nga Gjermania është duke bërë përpjekje që të hyjë në tregun e makinave SUV.

Mirëpo, nuk kemi të bëjmë vetëm me një Cayenne Coupe që ka katër dyer, por edhe me një veçori tjetër, transmeton Telegrafi.

Fotografët që ia kanë dalë ta fotografojnë nga afër ndersa ishte duke u testuar në borë, kanë vërejtur se vetura nuk lëshon asnjë zhurmë.

Në këtë formë, dyshohet se është një makinë elektrike, e cila përveçs mënyrës së shpenzimit është edhe konkurrente me këto makina.

Duke marrë parasysh se Tesla i ka makinat më të mira EV deri më tani, mediat që merren me automobilizëm raportojnë se Porsche po punon në këtë Cayenne për të sfiduar modelet e kësaj kompanie.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: