Ministri libanez i Transportit, Ali Hamiyye, njoftoi se porta e dytë kufitare mes Libanit dhe Sirisë ka mbetur jashtë funksionit për shkak të sulmeve të ushtrisë izraelite.
Në deklaratën e tij për kanalin televiziv Al-Jadid që transmeton në Liban, Hamiyye tha: “Për shkak të sulmit ajror të kryer nga ushtria izraelite në vendbanimin Jusiyah, kalimet në kufirin tokësor Liban-Siri në Al-Qaa, një pikë në lindje të vendit u ndërprenë plotësisht”.
Ministri libanez i Transportit theksoi se një portë e hapur kufitare mbetet midis Sirisë dhe Libanit.
Në lajmin e agjencisë libaneze të lajmeve NNA, u njoftua se avionët luftarakë izraelitë shënjestruan portën kufitare Al-Qaa në anën libaneze dhe Jusiyah në anën siriane.
Më 14 tetor, ushtria izraelite bombardoi Al-Masna, portën kufitare me Sirinë në lindje të Libanit, duke shkaktuar mbylljen e portës kryesore kufitare midis dy vendeve.
Si rezultat i intensifikimit të sulmeve të ushtrisë izraelite në Liban, qindra mijëra sirianë dhe libanezë po kalojnë kufirin libanez për në Siri.