I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, foli për situatën politike në vend, duke thënë se nuk punët nuk po shkojnë aspak mirë.
Ai foli për projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit duke e cilësuar si një grabitje të madhe ndërsa tha se pushteti është i pakontrolluar dhe kryeministri nuk përgjigjet për asgjë.
“Vlerësimet tërësore janë të vështira, nuk mendoj se po shkojnë punët mirë, por flas si qytetar jo si politikan. Është një pushtet i pakontrolluar, një grabitje totale, s’ka lidhje me korrupsionin se ka pasur dhe do ketë gjithmonë, por PD po i bën këto punë, denoncimet për grabitjet e Portit.
Një nga portet e mëdhaja ku janë investuar gjithë këto vite qindra mln euro, merret dhe fale… Duke lënë mënjanë kush po e bën… Është grabitje dhe nuk ka garë, bravo atyre që e mbajnë, është koalicion grabitqarë dhe ata që i kundërvihen kanë guxim.
Kryeministri jonë nuk përgjigjet për asgjë, por vetëm shanë. Ka zgjedhur mënyrën e sulmit dhe denigrimit dhe ne duhet ta themi që Shqipëria është duke u zbrazur. Ka rënë numri i nxënësve nëpër shkolla”, u shpreh Imami.