Analisti Fatos Lubonja, ka folur në emisionin “Open” për Portin e Durrësit. Gjatë intervistës Lubonja tha se pas gjithë këtij projekti fshihet mafia dhe krimi i organizuar.
“Për transparencë kryeministri e tha se cilat janë ata pronarët që kanë 60 %, filloi të flasë për bedela, non-grata por nuk dha përgjigje. Zheji me Hilën po më heqin trurin. E njohin Edi Ramën se si kanë vepruar deri tani. Janë keq fare ata tjerët, por ky është më i mirë. Zamir Mane e ka fjalën Zheji. Pale Hila kur thotë Shqipëria një shkretëtirë, kanë dalë tani këto arabët po vijnë na ndriçojnë. Dëgjoj dhe nuk arrij të kuptoj se si duan të na mbyllin sytë,. A ju kujtohen që para një viti takoi Albin Kurtin dhe foli për portin që do rritet për të sjell mallra që do shkojmë në Kosovë. Si ka mundësi që askush nuk i referohet këtij projekti. Por ata nxjerrin një fotografi, dhe thonë do transferohet porti i Durrësit dhe atë portin tregtar do e çojnë në veri dhe ajo 500 mln. Askush nuk thotë do bëhet porti i ri dhe më pas ky i jahteve, por jo zero transparencë. Është një pronë aty , tani mora vesh që mund të ketë dhe privat por edhe shtetërore. Kur vendos për një pronë shtetërore ke detyrë ligjore ta diskutosh, por vendos vetë me sheikun. Por e them me bindje që pas kësaj është mafia dhe krimi i organizuar shqiptar, por kjo kërkon hetime dhe organet nuk kanë fuqi. në çdo vend normal dhe jo në çmendi po perifrazoj kryeministrin që quajti kryeministri çmendi , ka diskutime. Por këtu nuk ka transparencë dhe kush do të mbyllë sytë me dy duart e tij nuk e sheh që shteti është në shërbim të oligarkëve.”, tha Lubonja.