Priteshin të ishin ditët e shpëtimit për portin e Vlorës por nuk rezultuan në këtë mënyrë. Megjithëse janë ditët e fundit të udhëtimit për këtë vit sërish fluksi është i ulët në portin e Vlorës.116 pasagjerë kanë mbërritur sot në portin e Vlorë ndërsa në tre ditët e fundit duke përfshirë dhe të dielën janë afro 500 pasagjerë në portin e Vlorës.

Festim Skëndaj, shef i përpunimit të të dhënave të portit të Vlorës shprehet se megjithëse pritej të kishte fluks situata për shkak të masave të marra të koronavirusit është krejtësisht e kundërta. Sipas zotit Skëndaj kjo periudhë është 50% më pak se viti i kaluar.

Qytetarët shprehen se udhëtimi ka shkuar shumë mirë dhe kanë nxituar të ktheheshin në atdhe për shkak të masave të marra. Ata shprehen se janë kthyer në atdhe për festat teksa konfirmojnë dhe kontrollet e ushtruara për COVID-19 në autoritetet portuale.

Në harkun kohor të tre ditëve në portin e Vlorës kanë mbërritur 500 pasagjerë, 388 të dielën dhe 116 këtë të martë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: