Spanja synon vendin e parë, teksa është në një grup me Kroacinë, Shqipërinë dhe Italinë. Rreth grupit ka folur portieri i spanjollëve, Unai Simon, në një intervistë për “Sport Week”.

“Grupi? Po aq të komplikuar sa rivalët tanë, më duket e qartë. Italia dhe Kroacia ishin në finalen e katër të Ligës së Kombeve një vit më parë. Arritëm t’i mposhtim të dy, por niveli është i lartë. Ndër të tjera u përballëm edhe me ta 3 vite më parë në kampionatin evropian.

Është një grup i vështirë, nuk ka hapësirë për gabime edhe sepse Shqipëria mund të ketë më pak emër, në letër, mund të duket si një kundërshtar i nivelit më të ulët, por ata janë një ekip i shkëlqyer”,- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb