Tottenham është një nga skuadrat pretendente për të fituar Europa League. Guglielmo Vicario, portieri i Spurs, në një intervistë të dhënë së fundmi tha se skuadra dëshiron t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni, por rruga nuk do të jetë e lehtë.
“Ka shumë kundërshtarë të nivelit të lartë. Ne e nisëm mirë, me dy fitore dhe tani duhet të vazhdojmë kështu. Nuk mund të lejosh hapa të gabuar. Niveli është i lartë dhe ne duhet të tregojmë diferencën. Na duhen sa më shumë pikë që të përfundojmë ne 8 vendet e para” – tha Vicario. Tottenham do të përballet me Az Alkmaar të enjten.
(J.S/BalkanWeb)