Portieri Ilir Dobjani do të lërë Egnatian dhe do të luajë për Laçin deri në fund të sezonit. Kavajasi do të kalojë te kurbinasit në formë huazimi, pas marrëveshjes mes dy klubeve.
Vetëm pak ditë më parë kampionët në fuqi morën portierin Mario Dajsinani nga Laçi, madje duke paguar për këtë lëvizje. Laçit i është dëmtuar dje në kupë portieri Marko Molla dhe kështu është gjetur menjëherë “gardiani” i ri, që vjen nga radhët e kampionëve.
Kujtojmë që Dobjani ka qenë titullar gjatë këtij kampionati me Egnatian, pas largimit të Sherrit, kurse tani kavajasi do të bëjë të njëjtën gjë, por me fanellën e Laçit. Ai do të bashkohet sot në stërvitje me skuadrën e re.