Ndeshja mes Orikumit dhe Gramozit ka prodhuar një nga gafat e rralla që ndodhin në futboll. Portieri vendas ka neglizhuar një top të kthyer mbrapa duke bërë që të përfundoi në rrjetë.
Mbrojtësi I Orikumit ka tentuar të kthejë topin mbrapa për të qartësuar lojën, por portieri ka neglizhuar forcën që kishte për ta lënë të futet në rrjetë. I dëshpëruar ai e ndoqi deri në fund por nuk mundi ta ndalte topin që përfundoi në portë.
Gjithsesi goli nuk ka ndikuar në rezultatin e takimit pasi ka përfunduar 5-1 në favor të vendasve.
(e.k/BalkanWeb)