Porto ka praktikisht një mision të pamundur sot në mbrëmje përballë Liverpulit, kur do t’i duhet të përmbysë humbjen e ndeshjes së parë. Portugezët kanë për të rikuperuar një disavantazh prej dy golash, ndaj trajneri Sergio Konseisao ka zgjedhur që të hedhë nga minuta e parë edhe Brahimin, që në “Afield” e nisi nga stoli.


Sa i takon Liverpulit, Jurgen Klop ka rreshtuar titullar Divok Origin, duke ulur në stol brazilianin Firmino. Origi do të jetë maja e treshes sulmuese të formuar edhe nga Mane e Salah.


Porto: Kasijas; Militao, Felipe, Pepe, Aleks Tejes; Danilo, Herrera, Otávio; Korona, Marega, Brahimi.
Trajner: S.Konseisao


Liverpul: Alison; Aleksander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinjo, Milner, Uajnaldum; Salah, Origi, Mane.
Trajner: J.Klop

(BalkanWeb)