E ardhmja e Di Francescos në stolin e Romës kalon nga Porto. Humbja e fundit në derbin e kryeqytetit kundër Lazios ka tronditur shumë stolin e teknikut italian, por dhe ecuria në këtë periudhe ku verdhekuqte kanë humbur shumë terren në tabelën e klasifikimit. Aktualisht Roma është jashtë zonës Champions dhe pikërisht ky turne mbetet barka e vetme e shpëtimit.

2dbo E82ruk L
2dbo E82ruk L

Të mërkurën Roma luan ndeshjen e kthimit në Champions kundër Portos, në rast eliminimi, shkarkimi i Di Francescos është i sigurt, shkruajnë mediat italiane. Kandidati më i fortë për ta zëvendësuar është Paulo Sousa, ish trajneri i Fiorentinës, por së fundmi ka fituar shumë kuota është C.Panucci. Miqësia e fortë e trajnerit të Kombëtares Shqiptare me kapiteni De Rossi mund të jetë shumë përcaktuese në këtë tratativë, po ashtu raporti i tij shumë i mirë me Baldinin, krahun e djathtë të presidentit Palota.

1500461740 869035 1500461899 Noticia Normal
1500461740 869035 1500461899 Noticia Normal

Sipas mediave italiane, Panucci është i gatshëm të largohet nga përfaqësuesja e Shqipërisë, pavarësisht se është ende në kontratë. Të gjithë hipotezat për momentin janë të ngrira pasi fillimisht duhet të luhet sfida e kthimit kundër Portos. E sigurt është se atmosfera brenda ekipit nuk është aspak pozitive me disa lojtarë të cilët i janë kthyer kundër trajnerit Di Francesco.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb