“Shqipëria në lëvizje”, ky është seti me foto i fotografit belg, Frederik Buyckx, nga Antwerp. Gjatë një udhëtimi në zonat rurale të Shqipërisë, fotografi solli jetën e përditshme në Shqipëri. Nuk u mundua të zbukuronte realitetin shqiptar, por e solli ashtu sic e realisht e gjeti, por që në fotografinë e tij vijnë imazhe poetike, surreale. Një Shqipëri që sa përpiqet ti largohet së shkuarës, e të udhëtojë drejt së ardhmes, ngec aty në këtë aparat fotografik. Familje të mbërthyera në varfëri, jetë në zona malore ku vetëm natyra i shton bukurinë jetës që gjallon, pavarësisht pengesave ekonomike. Kjo është ‘Shqipëria në lëvizje” e fotografit belg Frederik Buyckx.


(d.b/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: