Uragani Lorenzo, që hyri shumë shpejt në histori si uragani më intensiv në oqeanin Atlantik, po lëviz shumë shpejt drejt brigjeve europiane duke prekur fillimisht ishujt Azore.


Vigjilencë në arkipelag me ardhjen e uraganit, pasi ai do të kalojë pranë Corvos dhe Flores, në pjesën veriperëndimore të ishujve Azore, me erëra mbi 150 kilometra në orë, shira të rrëmbyeshëm dhe dallgë të larta, siç ndodhi me uraganin Fran në 1973.


Pasi të largohet nga ishujt Azore, uragani Lorenzo do të humbasë karakteristikat e një uragani.