Një djalë 12-vjeçar goditi me thikë dhe plagosi të gjashtë nxënës dhe një mësues në një shkollë në Portugali, tha policia, pasi mori në paraburgim të riun.

AFP raportoi se gjashtë fëmijë ishin plagosur në sulmin, në qytetin Azambuja, rreth 50 km në veri-lindje të Lisbonës.

Një vajzë 12-vjeçare u plagos rëndë pasi u godit me thikë në gjoks dhe në kokë, raportojnë mediat lokale. Viktimat e tjera ishin nga 12 deri në 14 vjeç.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e provokoi sulmin.

“Ai hyri (në shkollë) pas drekës dhe filloi të godiste me thikë të gjithë ata që shihte,” tha kryetari i bashkisë Azambuja Silvino Lucio për CNN Portugal.

Sulmuesi i dyshuar është arrestuar dhe policia ka filluar ta marrë në pyetje për të përcaktuar motivin dhe detajet e sulmit, tha policia.

Kryeministri i Portugalisë, z. Luis Montenegro, dënoi sulmin, të cilin ai e quajti një “akt të izoluar” dhe që u dënua gjithashtu nga presidenti dhe ministria e arsimit.

“Ky incident duhet të shkaktojë reflektim… për të gjithë ata që veprojnë në hapësira publike,” shkroi ai në X.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb