Një projekt për një muze në qytetin e lindjes së ish-diktatorit, Antonio Salazar ka ngjallur një debat të ashpër në Portugali ndërkohë që Parlamenti e ka cilësuar si fyerje për demokracinë.


Sipas një deklarate të votuar dje nga maxhoranca e majtë në Asamble, ”projekti i komunës së Santa Comba Daos, që ndodhet në rajonin e Viseut, përbën një ofendim për kujtimin e viktimave të diktaturës”.


I ardhur në pushtet në vitin 1932 pas një grushti shteti ushtarak ndodhur katër vite më herët, Antonio Salazar ka drejtuar Portugalinë me dorë të hekurt deri në 1968.


Regjimi që ai themeloi “Shteti i Ri” u rrëzua në vitin 1974.

Në fund të gushtit, kryetari socialist i bashkisë së Fin Santa Comba Dao, Leonel Gouveia njoftoi qëllimin e tij për të krijuar muajt e ardhshëm një qendër të “shtetit të ri” duke përjashtuar idenë e një për një vend dedikuar Salazarit.

Gjithashtu, disa historianë të specializuar për këtë periudhë të vendit kanë manifestuar kundërshtimin e tyre për një projekt që, pavarësisht qëllimeve të bashkisë, rrezikon sipas tyre të kthehet në një atraksion turistik për nostalgjikët e regjimit. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb