Portugalia dhe Belgjika janë dy përfaqësueset e radhës që sigurojnë një biletë për në “Euro2024”. Luzitanët mposhtën 3-2 Sllovakinë duke blinduar kreun e Grupin J me 21 pikë në 7 ndeshje. C.Ronaldo zbriti në fushë si titullar duke lënë gjurmë me një “dopietë”. Kjo është hera e 7-të radhazi që CR7 arrin të kualifikohet për në një Evropian, si askush tjetër më parë. Mosha për Ronaldo-n është thjesht një numër teksa vijon të shënojë me një lehtësi të pabesueshme. Portugezët kaluan në avantazh në minutën e 18-të fal një goli të Gonçalo Ramos.

Në të 29-të, portugezët fituan një penallti për prekje të topit më dorë. Nga pika e bardhë e penalltisë, Ronaldo e nisi me lutje duke vërtetuar se kontrata me Al Hilal ka efekt edhe jashtë Arabisë Saudite, ndërsa u tregua i saktë duke dyfishuar shifrat. Sllovakët u rikthyen në lojë në minutën e 69-të, por festa nuk zgjati shumë pas Ronaldo u shërbye në mënyrë perfekte nga Bruno Fernandes duke dërguar shifrat në 3-1. Lobotka ngushtoi edhe një herë shifrat, por pa mund t’i prish festën Ronaldos dhe shokëve të tij. Një fitore në të njëjtat shifra, 3-2 siguroi edhe Belgjika në transfertë përballë Austrisë. Me 16 pikë në 6 ndeshje, edhe “djajtë e kuq” siguruan një biletë për në “Euro2024”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb