Ministria e Jashtme e Portugalisë tha se ka pezulluar lëshimin e vizave hyrëse për shtetasit iranianë dhe se ka rritur sigurinë në konsullatën e saj në Teheran.

Ministria tha përmes një deklarate se vendimi i saj nuk është politik ose për shkak të “kushteve të përgjithshme të sigurisë”.

Në deklaratë thuhet se pezullimi është i përkohshëm dhe se po bëhen marrëveshje alternative për të lëshuar dokumente udhëtimi për iranianët.

Më 15 korrik, ministri i Jashtëm portugez, Augusto Santos Silva, i tha një komisioni parlamentar se pezullimi bëhet për arsye të paspecifikuara të sigurisë.

Pezullimi vjen në kohën e tensioneve në rritje midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.//REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb