BRUKSEL- Ministri portugez i Financave, Mario Centeno u zgjodh sot në krye të Eurogrupit, me detyrën që të përfundojë kantierin e rëndë të reformimit të eurozonës.

“Ky është një nder”, u shpreh para medias, Centeno, që vjen nga një qeveri socialiste.
Portugezi që shihej si favorit, u zgjodh në raundin e dytë të votimit përballë liberalit luksemburgas, Pierre Gramegna.

I zgjedhur për dy vite e gjysmë, shefi i Eurogrupit drejton mbledhjet mujore të ministrave, ku objektivi kryesor është të garantohet koordinimi i politikave ekonomike kombëtare.

Ky është një nga pozicionet me më shumë peshë në Bruksel bashkë me presidentët e tre institucioneve të mëdha të BE-së, Jean Claude Juncker (Komisioni), Donald Tusk (Këshilli), Antonio Tajani (Parlamenti) si dhe shefja e diplomacisë, Federica Mogherini.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb