Dhjetë persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit në lidhje me vepra të ndryshme penale.
Bëhet fjalë për vepra si posedim lëndësh narkotike, dhunë në familje, dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur.
Njoftimi:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit S. A., 30 vjeç, dhe E. S., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar gjatë shërbimit një punonjës të Komisariatit të Policisë Rrugore, si dhe në komisariat ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës tjetër policie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit D. L., 30 vjeç, dhe N. L., 55 vjeçe, të dy banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 14:20, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. H., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
– A. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
– E. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. K., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
– G. S., 26 vjeç, banues në Itali, dhe E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
–
Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Faik Konica”, ku u plagos me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, informojmë se ky shtetas ka humbur jetën në spital.
Vijon puna në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.