Një 34 -vjeçar është proceduar nga Policia e Korçës pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 34 vjeç, banues në Athinë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës , për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
