Zëdhënësja e qeverisë, njëkohësisht ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar sërish ndaj Presidentit Ilir Meta, teksa kryeministri Edi Rama vijon të heshtë.


Spiropali shkruan në “Twitter” me ironi se gjithë soji i armiqve të shqiptarit Baba Xhike, duke përmendur këtu emrat e zyrtarëve të lartë të SHBA-BE, le të bien poshtë. Sipas saj, Meta me dy krena e me qafore po hedh bomba mbi çdo llaxore dhe po mahnit çdo fallxore.


“Poshtë Soreca, Borchardt, Palmer, Juncker, Glover, Mogherini, Lajcak, Hahn,Moavero e kush të jetë me ta, mbi ta, pas tyre megjithë Soros e sorrollop, i tërë soji i armiqve të shqiptarit Baba Xhike, me dy krena e me qafore,që hedh bomba mbi çdo llaxore dhe mahnit çdo fallxhore”, shkruan Spiropali.


Elisaaa
Elisaaa

(BalkanWeb)