Me Gattuson deri në fund të sezonit, më pas kualifikohet apo jo Milan në Champions, fati i Gattusos duket i shkruar. 4 ndeshje në dispozicion për të bërë mrekullinë dhe për të shpresuar që drejtuesit e klubit të vendosin “dorën në zemër”, kjo e fundit vështirë se mund të ndodh. Po kush pritet të jetë pasuesi i tij? Kjo është pyetja që bëjnë tifozët, opinioni sportiv.
Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, Eusebio Di Francesco ka fituar shumë kuota këtë periudhë. Ish trajneri i Romës pëlqehet shumë në shtëpinë e “djallit”, mënyra se si ai e sheh futbollit dhe mbi të gjitha për faktin që i jep hapësira talenteve.
Sarri është një tjetër emër të pëlqehet por aktualisht kuotat e tij kanë rënë ndjeshëm. Një emër surprizë është ai i Gasperinit, kjo duke parë atë që po bën me Atalantan këtë sezon, për momentin ka arritur të kaloj edhe Milanin.
Për Gasperinin, Milano është një vitrinë luksi, për më tepër të rikthehet pasi dështoi me Interin. Ëndërr mbetet edhe Antonio Conte, ish trajneri i Chelseat është shumë pranë kalimit tek Inter.
(BalkanWeb)