Katër ditë pas grabitjes së 3.2 milionë dollarëve nga blindi i një banke pranë rrugës së Rinasit nga persona të armatosur, duket se ka ardhur një reagim nga institucionet si ato private ashtu edhe shtetërore.


Një qytetar ka dërguar në “BalkanWeb” një video të bërë sot në orën 13:30 në autostradën Kavajë-Durrës. Në video shihet se si blindi me para i një banke shoqërohet nga 3 makina me fenelina policie, automjete për të cilat është e paqartë nga pamjet për të thënë me saktësi nëse i përkasin Policisë së Shtetit apo një shoqërie private sigurie. Dy makina janë para blindit të bardhë me para dhe një pas, raporton “BalkanWeb”.


Grabitja e së enjtes, më 9 shkurt hapi debat të madh për mënyrën se si transportohen paratë e bankave dhe sistemin e dobët të sigurisë. Ndërkohë që blindat e bankës së grabitur nuk shoqëroheshin nga makina policie.


Ndonëse i vonuar duket se pësimi i është bërë mësim, e për këtë mund të ketë ndikuar edhe takimi që pati Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri me drejtues të bankave për rritjen e sistemit të sigurisë nga vetë ato në radhë të parë e më pas nga policia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb