Këtë fillim jave qeveria do të mblidhet sërish për të miratuar një tjetër shpërblim për fundvit. Bëhet fjalë për 8 mijë efektivë policie të cilët do të shpërblehen për fundvit dhe gjithashtu sipas ministrit të Brendshëm do të përfitojnë edhe orët shtesë.

“Të hënën Këshilli i Ministrave do të miratojë projekt-vendimin të cilin kemi propozuar për shpërblimin e Policisë së Shtetit. Orët shtesë dhe suplementare janë të përfshira”, u shpreh Hoxha sot.

Shuma që do të përfitojnë ende nuk është bërë publike por burimet thonë se në këtë shpërblim nuk do të përfshihen postet drejtuese të policisë

Më herët qeveria miratoi bonus për fundit për pensionistët dhe shtresat në nevojë. Ndërkohë që me rishikimin që iu bë buxhetit të vitit 2024 qeveria kishte përcaktuar dhe një fond prej 120 milionë lekë shpërblim për punonjësit mbështetës të administratës publike.

Në këtë kategori që kanë edhe pagat më të ulëta përfshihen shoferë, sanitarë, protokoll dhe arkiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb