Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë pajtuar se kandidati konservator gjerman Manfred Weber nuk do të bëhet president i komisionit ekzekutiv të bllokut, njoftoi të premten gazeta gjermane ‘Die Welt’, duke cituar burime të njohura me vendimin.

Vendimi u arrit gjatë bisedimeve në samitin të G20 në Osaka, Japoni, tha Die Welt. Kancelarja Angela Merkel, e cila kishte mbështetur ofertën e Weber për të zëvendësuar Jean-Claude Juncker, e ka pranuar vendimin.

Presidenti francez Emmanuel Macron kishte kundërshtuar kandidaturën e Weber.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb