Me debate po shoqërohet mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për çështjen e tenderave në Shëndetësi. Duket se pozicioni i Milva Ekonomi në vitin 2015, e cila teksa mbante postin e zëvendësministres së Shëndetësisë, u komandua përkohësisht si drejtoresha e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Sipas deputetëve të opozitës, ky post që ka pasur dikur Ekonomi, është në konflikt interesi sot me faktin që ajo është një nga anëtaret e komisionit hetimor.

Për këtë çështje ka pasur debate mes kryetares së Komisionit, Albana Vokshi, Pjerin Ndrecës dhe socialistit Petro Koçi.

DEBATI
Vokshi:
Jeni mësuar që të sfidoni ligjin, procedurat. Po vazhdoni që ta bëni dhe sot. Nuk di se çfarë mendimi kanë kolegët deputetë.
Ekonomi: Jam konsultuar me dokumentet ligjor që ka prodhuar Kuvendi. Kam qenë pjesë e Fondit, por pa qenë me mandat deputeti. Kam marrë mandat në vitin 2017 dhe nuk kam konflikt interesi. Nuk kam firmosur kontratën. Kam firmosur kontratën e financimit, që nuk është e njëjta gjë. Nuk kam qenë në procesin e zgjedhjes që i është bërë kompanive.

Ndreca: Po i bëni gjyq
Vokshi: S’po i bëj gjyq, E para mos më ngrini zërin. E saktësova, që ka firmosur për kontratën. Mos ndërhyni kur flas unë. Dua të kuptoj se kush janë…a ka mundësi që të flas unë dhe t’ua kaloj më pas fjalën. Ore uleni zërin.
Ndërhyn Koçi
Vokshi:
Kujdes zoti Koçi, se nuk mund t’i drejtoheni kështu një zonje. Zonja Ekonomi thotë që kam qenë drejtoreshë, por nuk kam konflikt interesi. Do të sqarohet kjo çështje dhe do të marrim një vendim. Ose do të dalësh si dëshmitar, ose si deputete që heton. Mos bërtisni, uleni zërin zoti Koçi, se do ju nxjerr jashtë. Me qetësi, mos guxo ti dhe asnjë tjetër të më ngrejë zërin!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb