TIRANË- Gjyqtarja e rrethit të Shkodrës Fildes Hafizi, 39 vjeçe u ekzekutua sot nga ish-bashkëshorti i saj me pistoletë. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e “Xhamllëkut” në kryeqytet rreth orës 14:10, ndërsa 39-vjeçarja po shkonte në shtëpinë e saj ku jetonte me dy fëmijët e mitur.

E duket se fëmijët ishin ngushëllimi dhe motivi i jetës për gjyqtaren shkodrane pas problemeve të shumta me bashkëshortin.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale nga gjyqtarja shkruhet se fëmijët janë kapitulli më i bukur i jetës së saj.

“Fëmijët e mi janë dhe do të mbeten kapitulli më i bukur në librin e jetës time”, shkruhet në postim.
fildes fb

Fildes Hafizi ishte nënë e një djali dhe një vajze adoleshent. Ajo ishte dhunuar disa herë nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi dhe madje kishte edhe një urdhër mbrojtjeje por sërish nuk ka mundur t’i shpëtojë çmendurisë së 53-vjeçarit që sot e ka ekzekutuar pak metra larg shtëpisë së saj, duke lënë tashmë dy fëmijë jetimë. Kasemi u arrestuar pak kohë pas vrasjes që tronditi sot kryeqytetin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb