Të premten CAS vendosi t’i rikthente titullin e sezonit 2015-2016 Skënderbeut pasi Komisioni i Etikës në FSHF ia kishte hequr pasi dyshonte për manipulimin e ndeshjeve.

Në lidhje me këtë çështje në faqen e FSHF-së mund të gjendej vendimi, si dhe arsyet që e çuan Komisionin e Etikës të merrte këtë masë për klubin korçar. Por pasi CAS i riktheu titullin Skënderbeut ku link http://fshf.org/sq/vendimi-i-arsyetuar-i-komisionit-te-etikes-per-ceshtjen-skenderbeu-2/ ku shpjegoheshin arsyet e dënimit nga FSHF është fshirë nga faqja zyrtare.

fshf

E gjitha kjo besohet të ketë ndodhur pasi në shpjegimin e CAS-it për arsyet e kthimit të titullit kampion Skënderbeut, thuhej se federata shqiptare e futbollit nuk ka bazë ligjore për çështje të kësaj ndjeshmërie dhe se komisioni i etikës nuk kishte marrë për bazë provat e ardhura nga sistemi i antitrukimit te UEFA-s, BDFS, prova të cilat vetë CAS-i i cilësoi të pakundërshtueshme në korrik të vitit 2016, kur i dha të drejtë UEFA-s në vendimin e saj administrativ për ta pezulluar Skënderbeun me 1 vit nga Kupat e Europës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: