SHBA

Disa ditë më parë Bebe Rexha i habiti të gjithë kur postoi në Instagram një video e veshur me fustan të bardhë nuse. Sikur mos të mjaftonte videoja, Bebe shkruante edhe disa fjalë bashkangjitur saj “Dita më e bukur e jetës time. Më duhej ta mbaja këtë, super private. Foto dhe video të tjera do vijnë në vazhdim. Ju dua të gjithëve”.



Kaq mjaftoi që ndjekësit e saj të vërshonin me komente: Mos vallë Bebe është martuar? Në fakt u aludua edhe se ajo mund të ishte duke realizuar ndonjë videoklip dhe dëshironte të merrte pak vëmendje përpara publikimit të tij.

Dhe ashtu ndodhi videoja e saj si nuse është pjesë e videoklipit të saj ‘Harder’. “Më falni nëse ua hodha, por ishte shumë qejf. Dëshiroj të bëj përsëri”- shkruan Bebe.

(BalkanWeb)

Etiketa: