Reperi kosovar Gjiko duket se është futur në telashe pas një video që ai hodhi në Instragram teksa peshkonte, ndërsa ka kapur një peshkaqen në Maldive. Por kjo video ka ngjallur reagimin e ashpër në rrjetet sociale, ndërsa këngatari ka përfunduar në ‘listën e zezë’. Kështu, zhytësi profesionist në Maldive, Shaff Naeem i cili ka postuar videon e Gjikos shprehet i indinjuar pasi reperi shqiptar ka bërë një veprim të ndaluar, pasi sipas tij peshkimi i peshkaqenëve në këtë vend nuk lejohet.

“Një video e reperit të famshëm nga Kosova Gjiko i cili ka peshkuar një peshkaqen dhe e ka hedhur në rërë, më vonë ka bërë foto me të dhe i ka postuar në Instagram për të treguar sa ‘i suksesshëm’ ka qenë. Ju lutem shpërndani këtë video sa më shumë që të mundeni sepse ai po bllokon çdo person që i komenton në Instagram”, ka shkruar Shaff Naeem.

Ndërkohë, në faqen e tij ka reaguar edhe menaxheri i resortit ku qëndronte Gjiko dhe e dashura e tij, Elita. “E kuptojmë që jeni të shokuar nga kjo video dhe ju sigurojmë që edhe ne kështu u ndjemë kur e morëm vesh lajmin. Peshkaqeni është rikthyer përsëri në ujë, gjithsesi kjo nuk e justifikon sjelljen shokuese dhe mosrespektin e treguar. Klienti në fjalë është futur në listën e zezë dhe ne do të ndihmojmë autoritetet lokale nëse ata dëshirojnë ta ndjekin çështjen”, shkruan menaxheri i resortit në Maldive.
77610-640-0-5a6dd6afb0ca5

77611-640-0-5a6dd6afb0f15

77612-640-0-5a6dd6afb1275

77616-640-0-5a6dd6afb1c34
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb