E ftuar në emisionin Fitstation me Çenkuela Hasën, politikania Floriana Garo erdhi në një rrëfim ndryshe duke treguar dhe komentuar vendimin e saj për ta mbajtur familjen larg rrjeteve sociale dhe media.

“I ka bërë përshtypje dhe miqve tanë në Zvicër, shpesh i thonë tim shoqi që shohim Florianën në rrjete sociale që poston foto me gjithë të tjerët por jo me ju, me familjen. Atyre u bën përshtypje dhe duhet t’i themi që është zgjedhja jonë. Unë kam zgjedhur mos t’i publikoj momentet e mia me bashkëshortin apo fëmijët, kam dashur ti ruaj nga ai syri i keq ose i mirë që mund të jetë në rrjete sociale nga shumë ndjekës. Nuk dua që fëmijët e mi të trajtohen në mënyrë preferenciale, nuk dua të trajtohen ndryshe apo ndihen ndryshe”- tha Garo për News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb