NGA ENRIK MEHMETI
VLORE-Përmbytja nga ujërat e lumit Vjosë të stacionit të pompave, ka lënë prej 22 ditësh pa ujë të pijshëm banorët e Selenicës në Vlorë. Situata është bërë e padurueshme për banorët, të cilët i kërkojnë bashkisë të gjejë një zgjidhje përfundimtare

Në ndihmë të banoreve të Selenicës ka shkuar PD dega Vlore, duke shpërndarë ujë me autobote. Kreu i kësaj force politike apelon për ndërhyrje, në mënyrë që të shmanget një epidemi e mundshme.

Në mungesë të ujit në çezma, banorët e Selenicës e sigurojnë atë duke e blerë, ose duke e transportuar nga lumi me bidona. Banorët apelojnë për ndihmë, duke deklaruar se zgjidhja e përkohshmë e bashkisë për shpërndarjen e ujit me autobote, bëhet në mënyrë selektive.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: