Një gjykatë iraniane ka dënuar 12 modele me burg nga 1-6 vite pasi thyen kodin e etikës në Republikën Islame.

Gjykata, në jugperëndim të qytetit Shiraz, akuzoi këto modelë për degradim të moralit si dhe ekspozim të tepruar në rrjetet sociale, pasi nuk kishin veshur hixhab apo kishin nxjerrë më shumë pjesë të trupit në publik nga sa duhej.

Një avokat tha për agjencinë e lajmeve “Labour” se të akuzuarave do t’u ndalohen udhëtimet apo profesione të lidhura me modën për dy vite. Lajmi erdhi pasi autoritetet iraniane kritikuan ashpër modelingun online, e sidomos në Instagram.Melikaa Zamani, Niloofar Behboudi, Donya Moghadam, Dana Nik, Shabnam Molavi, Elnaz Golrokh dhe Hamid Fadaei janë në mesin e të arrestuarave.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: