Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka reaguar pas vendimit të ministrit Blend Klosi për t’iu bashkuar sot banorëve të Beratit në protestën për mbrojtjen e Parkut të Tomorrit.


Maltezi deklaron se “protesta” e Klosit me disa militantë ishte e neveritshme dhe e turpshme.


“Ajo që e shoh si skandaloze dhe tallje të rëndë me qytetarët është shfaqja e turpshme e Blendi Klosit. Siç shikoket edhe në dokumentet e paraqitur para gjykatës, shoqëritë e kanë hedhur në gjyq qeverinë dhe e kanë fituar gjyqin me të, pasi VKM eshte miratuar pa ndjekur asnje procedure dhe subjektet janë të licensuar nga vete qeveria Rama për shfrytëzim të guroreve në zonën e zgjeruar me VKM-në e vjetshme. Keto licensa jane rinovuar herë pas here. Njëra prej tyre, që del në dokumentat e gjykatës është e vitit 2016, kështu që Blendi Klosi mund të pyesë Damian Termetin dhe Lefter Kokën për më shumë detaje”, thekson ndër të tjera Malltezi.


Deklarata e plotë:
Sa më shumë zona të mbrojtura, të kete në Shqiperi dhe jo beton oligarkësh, sa më shumë pyje dhe jo zona kanabisi, aq më mirë është për vendin. Por kjo “protesta” e sotme e Blendi Klosit me disa militantë, për gjoja mbrojtjen e Parkut Kombëtar në Malin e Tomorrit, është e neveritshme dhe e turpshme!

Blendi Klosi “protestonte” sot kundër vendimit të Gjykatës, e cila me kërkesën e shoqërive private, ka rrëzuar VKM e vitit 2018 për zgjerimin e Parkut Kombëtar edhe në zonat tradicionale të gurorëve.
(Nuk kam ndërmend të komentoj VKM për zgjerimin e Parkut, që sipas ekspertëve është demagogji, sepse çfarë ia vlen për t’u ruajtur atje, është vendosur në ruajtje në 2012-ën. Nuk do të komentoj as gjetjet e gjykatës, që sjell prova se VKM nuk ka zbatuar asnjë procedurë.)

Ajo që e shoh si skandaloze dhe tallje të rëndë me qytetarët është shfaqja e turpshme e Blendi Klosit. Siç shikoket edhe në dokumentet e paraqitur para gjykatës, shoqëritë e kanë hedhur në gjyq qeverinë dhe e kanë fituar gjyqin me të, pasi VKM eshte miratuar pa ndjekur asnje procedure dhe subjektet janë të licensuar nga vete qeveria Rama për shfrytëzim të guroreve në zonën e zgjeruar me VKM-në e vjetshme.

Keto licensa jane rinovuar herë pas here. Njëra prej tyre, që del në dokumentat e gjykatës është e vitit 2016, kështu që Blendi Klosi mund të pyesë Damian Termetin dhe Lefter Kokën për më shumë detaje.
Nese qeveria donte te zgjeronte vijen e parkut kombetar te tomorrit, do te duhej qe
a) te anulloje lejet dhe livensat qe ka leshuar Rama-gjiknuri-balluku-koka per guroret.
b) te hape proces konsultimi publik sipas ligjit

c) ndryshimin e perdorimit te tokes ta kaloje ne KKT sic e kerkon ligji
(Per me teper nese Klosit i qan zemra per zonat e mbrojtura mjafton te mos i jape gjithe buxhetin prej 800,000 eurosh te agjensise se zonave te mbrojtura pikerisht drejtorit Dedej shok te edi rames qe ka formuar dy shoqata per te perlare gjithe buxhetin. Ose te heqe guroret nga fondi pyjor mu buze detit ne Palase fjala bie).

Prandaj, shfaqja e sotme është poshtëruese për shqiptarët, që, për fatin e keq, drejtohen nga një qeveri që i vjedh natën e i qan ditën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)