Presidenti i Bankës Qendrore amerikane, Jerome Powell ngriti sot shqetësimin për një “Brexit të çrregullt” që mund të ketë një ndikim negativ në ekonominë amerikane.

Në një takim të Bordit të Stabilitetit Financiar (FSOC) në Uashington, kreu i Fed-it paralajmëroi se nëse bankat amerikane kishin “sado pak ekspozim” ndaj bankave britanike në lidhje me fondet e tyre, ekspozimi i tyre në bankat europiane ishte ”më domethënës”.

Kjo sugjeron se në rast të ngadalësimit të ekonomisë europiane pas Brexit, bankat amerikane mund të preken në mënyrë indirekte”, paralajmëroi Powell.Atsh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: