Kim Kardashian u bë temë diskutimi pas fotove me robotin 30 mijë dollarësh të Tesla-s, kompanisë së Elon Musk.
Tani, një përfaqësues i yllit ka treguar nëse ajo është paguar apo jo nga Elon Musk, për të bërë foto me robotin.
Një përfaqësues i miliarderes deklaroi për New York Times që 44-vjeçarja nuk është kompensuar financiarisht për fotot.
Më parë ajo është gjobitur me 1.26 milion dollarë nga agjencia amerikane SEC kur nuk bëri të ditur se u pagua 250 mijë dollarë për të promovuar kriptovalutat në Instagram.
Spekulimet e fundit u nisën kur fotot me robotin nxitën akuza që Kim suporton presidentin e sapozgjedhur Donald Trump, pasi ky i fundit ka një shoqëri të ngushtë me Musk