NGA: ERJOLA JATA
TIRANE-
Ministria e Financave ka shpallur publikisht tenderin për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e sistemit qendror të monitorimit “online” për industrinë e lojërave të fatit. Nëpërmjet një procedure konkurruese Ministria e Financave me datën 12 janar të vitit 2017 do të zhvillojë garën për përzgjedhjen e kompanisë që do ndërtojë dhe operojnë një sistem për monitorimin online të bizneseve të lojërave të fatit.

Sipas shpalljes që ka bërë Ministria e Financave mësohet se investimi për ngritjen e sistemit do të bëhen nga kompania fituese e cila do të menaxhojë për një periudhë 30 vjeçare monitorimin e biznesit të bixhozit. Sistemi Qendror i Monitorimit On-Line për industrinë e Lojërave të Fatit do të ketë shtrirje në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Shoqëritë që kërkojnë të marrin këtë shërbim duhet të plotësojnë disa kushte, si të mos jenë në proces falimentimi dhe ndaj kapitaleve të tyre të mos ketë proces ekzekutimi përmbarimor.

Paralalisht, administratori i kompanisë fituese duhet të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat dhe nuk duhet të ketë detyrime tatimore të pashlyera. Por cilat janë kriteret që duhet të plotësohen për të zgjidhur fituesin?30 për qind e pikëve do të varen nga kriteret profesionale, 40 për qind nga kriteret teknike dhe 30 për qind të tjera lidhen me ofertën financiare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: